Duhet të jetë vetë Mesi i ri që arrin të bindë një trajner në moshën 13-vjeçare. Ndodh në Skoci që një talent që pritet të shpërthejë është thirrur fare i mitur në ekipin përfaqësues U16. Identiteti i tij është Karamoko Dembele, origjina afrikane, por nënshtetësia britanike dhe përkatësia e federatës, skoceze.
Është sensacioni i sezonit, sipas mediave europiane dhe luan për Sëlltikun e Gllazgout. Vetëm 13 vjeç do të luajë në krah të djemve 2-3 vjet më të mëdhenj se ai në një turne ndërkombëtar, “Viktori Shild”, ku marrin pjesë Skocia, Anglia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, pra ekipet kombëtare të Britanisë së Madhe.
Për të qenë krejtësisht të ndershëm, duhet të themi edhe se sensacioni më i madh nuk është që Dembele po thirret në U16, por që në moshën 13-vjeçare debutoi me Sëlltikun … U20, pra me çuna nga 18 apo 19 vjeç. Në nivele të tilla moshe diferencat janë kaq të mëdha saqë mund të thuhet sikur një “mi” po luan me një “elefant”.
B. Kuka