Barcelona duket se ka vënë mend pas asaj cfarë ndodhi me Nejmarin në verën e vitit 2017. Sulmuesi brazilian në verën e atij viti u transferua te Paris Sën Zhermeni pasi u pagua klauzola e kontratës së tij prej 222 milionë Euro. Kampionët e Spanjës për të mos u gjendur më në një situatë të tillë dhe për të mos humbur yjet e tjerë të tij vendosi të rrisë klauzolat e kontratave të tyre. në total shifra e klauzolave të kontratave të futbollistëve të barcelonës kap vlerën e 6 miliardë Eurove, shifër kjo që frenon cdo klub që kërkon të bëjë blerje në Camp Nou, madje edhe ata që kanë një potencë të madhe financiare.
Kështu Lionel Messi që rinovoi kontratën para 12 muajsh pati një rritje të klauzolës së kontratës së tij nga 250 në 700 milionë Euro. Pas argjentinasit e patën radhën futbollistët e tjerë. Ter Shtegen ka një klauzolë në kontratën e tij prej 180 milionë Eurosh nga 80 milionë që e ka pasur. Sergi Roberto nga 40 e ka klauzolën në 500 milionë Euro. po kaq është klauzola e re edhe e Gerard Pique e Serxhi Buskets, që më parë e kishin atë 200 milionë. Edhe Umtiti ka regjistruar një rritje drastike të klauzolës nga 60 në 500 milionë Euro.
Ata që ende mungojnë në listën e rinovimeve janë xhordi Alba dhe Ivan Rakitic, klauzolat respektive të të cilëve janë 150 dhe 125 milionë Euro. por edhe për këta futbollistë, Barcelona po punon në mënyrë që të mbajë sa më larg ‘hienat’ e merkatos së transferimeve.
sfidanti.al