Gjermania nuk do të ketë një nga lojtarët më të mirë të saj në ndeshjen ndaj Francës në Paris. Ish-kampionëve të botës do t’u mungojë “shtylla” e Bajernit, Zherom Boateng, i cili pësoi dëmtim muskular në ndeshjen ndaj Holandës në Amsterdam.
Kjo detyroi trajnerin Joakim Lëv që të thërrasë kolegun e Boatengut tek Bajernit, Zyle, që nga Gjermania U21, për të plotësuar kuadrin e mbrojtjes. Boateng ishte titullar ndaj holandezëve, në humbjen 0-3 në Ligën e Kombeve, ndërsa sfida në fushën e Francës, kampione bote, do të jetë vendimtare jo vetëm për kualifikimin për në gjysmëfinale, por sidomos për të mos zbritur nga kategoria.
Gjithsesi, nuk dihet nëse mungesa e Boatengut do të jetë më shumë për keq apo për mirë për gjermanët, pasi ai luajti dobët në Holandë, dhe u kritikua ashpër nga media.
Sfidanti.al