Barcelona s’ndalet, mjaft serioze në “gjuetinë” e Matijs De Ligtit

Lajmet më të fundit, megithëse jozyrtare, bëjnë të ditur se Barcelona gradualisht po e fiton “luftën” me Juventusin për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të ri të talentuar të Ajaksit, Matijs de Ligt, duke dërguar në Amsterdam një ofertë prej 60 milionë eurosh, pa llogaritur bonuset dhe pagesat suplementare.
Gazeta “Sport” shkruan se Barcelona tanimë ka bërë një hap të madh në betejën për sigurimin e firmës së futbollistit 19-vjeçar holandez, duke hedhur në tavolinë një konratë të majme me kohëzgjatje pesëvjeçare.
Sipas disa burimeve të brendshme, të cilëve u referohet gazeta e mësipërme, bisedimet përkatëse të Barcelonës për De Ligtin janë në rrugë të mbarë dhe katalonjasit janë shumë optimistë.
Barcelona tanimë e ka kompletuar transferimin e bashkëlojtarit të De Ligtit, mesfushorit të ri të talentuar Franki de Jong, ndërsa duket se Juventusi po e humbet gradualisht betejën për Matijs de Ligtin.
Sfidanti.al