Dikur sulmues i frikshëm, tani largohen nga “frika”.. Gonzalo Higuain ?!

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, me siguri që është humbësi më i madh nga transferimi i Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit te Juventusi. Gjatë sezoneve të kaluar, Higuaini ishte opsioni nr.1 në sulmin e Juves, por verën e kaluar gjithçka ndryshoi radikalisht, sepse Ronaldo erdhi në klubin torinez dhe Higuaini doli tepricë, duke u detyruar që të largohet nga klubi.
Juve ia huazoi Higuanin Milanit me opsionin që ai mund ta blinte kontratën e tij, por sulmuesi argjentinas nuk qëndroi me shumë se gjashtë muaj në “San Siro”, pasi erdhi një ofertë nga Çelsi dhe Higuaini bëri gjithçka që të përfundonte në “Stemford Brixh”.
Megjithatë, tani duket e qartë se Higuaini nuk do të mund të qëndrojë as te Çelsi, sepse ky klub londinez nuk ka të drejtë që të blejë lojtarë të rinj, për shkak të dënimit nga ana e UEFA-s. Por, edhe sikur ta ketë këtë të drejtë, janë të vogla shanset që Çelsi të vendosë ta blejë Higuainin, sepse loja e tij e tanishme lë shumë për të dëshiruar.
Kështu, një nga sulmuesit më të mirë të Evropës tani është bërë një lojtar, për të cilin nuk ka vend te Juventusi dhe është e qartë se klubi “bardhezi” do ta shesë atë gjatë verës, ndërkohë që ekziston një pikëpyetje e madhe, nëse do të gjendet ndonjë klub, pak a shumë, i madh që do të jetë i interesuar për shërbimet e tij?
Sfidanti.al