Nëse duhet një profesionist i futbollit, ku ka më të mirë sesa ai që ndodhet në stolin e Realit. Tifozët mund të jenë të qetë se Zinedin Zidani mund ta krijojë “Skuadrën Ëndërr” të së ardhmes, dhe francezi duket se e ka një ide. Shpresa e tij e madhe quhet Vinisius, sulmuesi tepër i ri që Reali e ka ndërkaq në radhët e veta.
Përkundër planeve të mëdha sportive dhe financiare me Nejmarin, presidenti Florentino Perez mund të detyrohet t’i hapë rrugë strategjisë së trajnerit të tij. Vinisius, sipas Zidanit, i ka të gjitha shanset të jetë ylli i madh i së ardhmes, pasardhësi i vërtetë i Mesity dhe Ronaldos, duke lënë në hije Nejmarin. Një “Fenomen” i ri, si Ronaldo (në foto).
Për momentin, tifozët madrilenë ëndërrojnë për kampionë më të sprovuar. Sipas sondazheve në media, ata duan Mbapenë në sulm, Hazarin si numrin 10, De Ligtin dhe Pogbanë. Francezi Mbape padyshim që mund të synohet, ashtu si edhe Hazar, por gjithsesi Zizuja është i bindur për Vinisiusin.
Sfidanti.al