Barcelona, sa pakënaqësi te lojtarët për merkaton e transferimeve

4 pikë në 3 ndeshjet e para në La Liga nuk janë aspak të dhëna inkuarjuese për Barcelonën e Valverdes në këtë sezon, por ajo që i shqetëson më shumë tifozët e kësaj skuadre përvec këtij starti jo të mirë dhe dëmtimit të Lionel Mësst, është pakënaqësia e shfaqur nga futbollistit.

Dështimi i tratatiavave me Paris Sën Zhermenin për të kthter Nejmar në Camp Nou ishte ajo që nxorri në dritë pakënaqësinë e futbollistëve për mënyrën sesi vepruan drejtuesit e klubit gjatë këtij sesioni të merkatos së transferimeve. Ata u ndjenë të zhgënjyer dhe të tradhëtuar prej tyre që sipas Marca e komplikuan jo pak punën e trajnerit Valverde.

Futbollistët më me peshë prisnin kthimin e brazilianit Nejmar pas garancive të marra nga presidentin Bartomeu, por sipas të përditshmes spanjolle presidenti i kampionëve të La Ligas i tradhëtoi pritshmëritë e tyre me lojtarët që ndjenë se drejtuesit e Barcelonës nuk kanë pasur kurrë interes real për të rikthyer 27 vjecarin në skuadër

Por cështja neymar nuk është aspekti  i vetëm që ka ngjallur pakënaqësi në skuadër. Shumë prej futbollistëve u përfshinë në këtë histori si pjesë e tratativave për të arritur te Nejmarit duke modifikuar statusin e tyre nga të paprekshëm tek të shitshëm, sic është rasti i Rakitic dhe Dembelesë, por edhe Vidalit, Semedos e Todibos.

ishin këto operacione mediatike që sigurisht nuk ndihmuan në moralin e lojtarëve, ndërkohë që në fund të merkatos mbeti vetëm Grizman ardhja e të cilit nuk është parë me sy të mirë nga senatorët e Barcelonës me Messin në krye të paktën ky është impresioni i krijuar në sfidat e para zyrtare.

sfidanti.al