Duhej të ishte një vend i fshehtë, larg syrit të cdo kuriozi, por askush nuk i kishte bërë llogaritë me telekamerën e helikopterit që ndjek Xhiron e Spanjës. Gjatë sprintit final të etapës së 8 të përfunduar në Igualada, në xhirimet e bëra nhga ajri dhe që u transmetuan drejtpërdrejt edhe në televizion, u zbulua ekzistenca e një plantacioni me marijuanë, një provë kjo e pakundërshtueshme që vuri në lëvizje policinë spanjolle që e sekuestroi atë
Në total ishin 40 bimë narkotike të kultivuara dhe kultivuesit e saj ishin të bindur e kishin fshehur mirë këtë plantacion që ishte ne një tarracë në qendër të Igualada. Por telekamera e helikopterit të La Vueltas ‘i tradhëtoi’ duke zbuluar në lidhje direkte bimën narkotje të kultivuar.
Falë këtyre imazheve, policia siguroi provat e qarta për ekzistencën e këtij kopshti sekret duke hyrë në veprim. Sipas ligjit katalanas, kultivimi i marijuanës lejohet me kushtin që të bëhet në privat në numër modest dhe me siguri 40 bimët e gjetura e kishin tejkaluar shumë atë që është përkufizuar numër modest i bimëve narkotike që lejohen të kultivohen.
sfidanti.al