Barcelona ia doli mbanë të thyejë rekordin historiok të ndeshjeve pa humbje.Në Camp Nou, skuadra katalanase mposhti Valencian me rezultatin 2-1 duke e cuar në 39 numrin e ndeshjeve pa pësuar disfatë; 32 sfida të këtij sezoni dhe 7 të fundit të sezonit të kaluar kur në stol ishte Luis Enrike.
Rekordin e mëparshëm e mbante Real Sociedad të vendosur në mes dy sezoneve 1978-79 dhe 1979-80. Por shifrat e Barcelonës në thyerjen e këtij rekordi janë më të mira se ato të skuadrës baske të asaj kohe. Barcelona regjistroi 32 fitore dhe 7 barazime, kundrejt 22 sukseseve e 16 barazimeve të Sociedad. Seria e jashtëzakonshme e Barcelonës për ndeshjet pa humbje nisi pikërisht me fitoren 3-2 ndaj Real Sociedad, një javë pasi kishte humbur 2-0 me Malagën në 8 prill të 2017. tani Barcelona kërkon një tjetër arritje, atë të mbylljes së një kampionati prej 38 javësh pa humbje. Në fakt më parë dicka të tillë e kanë arritur edhe Bilbao në 1929-30 dhe Reali i Madridit në 1931-32, por në ato kohë kampionati spanjoll kishte vetëm 18 javë.
Duke bërë një krahasim me ligat e tjera në Evropë, përmendim se në Itali Milani i Kapelos në 1991-92 dhe Juventusi i Kontes në 2011-2012 u shpallën kampionë pa pësuar humbje. Në anfgli ishte Arsenali i Venger që në 2003/2004 fitoi Premier Leaguen i pathyer. Skuadra që ka shënuar numrin më të madh të ndeshjeve pa pësuar humbje e ka Milani mes sezoneve 1991-1992 me 58 ndeshje pa humbur. Në Gjermani është Bajerni i Hejnkes dhe i Guardiolës në 2012-2014 me 53 sfida pa disfata. Ndërsa në Angli Arsenali i Venger në 2003-2004 regjistroi 49 ndeshje pa humbje.
sfidanti.al