Barcelona pret Mesin, ndoshta Leo pret Ronald Kumanin

Në “Kamp Nou” po flitet për rinovimin e kapitenit, dhe Erik Abidal foli për këtë, ndërsa u pyet nga gazetarët. Rinovimi i Lionel Mesit është një përparësi për Barcelonën, dhe Abidali sqaroi se përfaqësues të klubit po punojnë me njerëzit e Mesit për të arritur një marrëveshje. Gjithsesi, gjithnjë e më shumë po flitet për largimin e trajnerit Valverde në fund të sezonit, dhe zëvendësimin e tij me Ronald Kumanin, teknikun e Holandës.

Bosi i “tulipanëve” ka krijuar edhe një herë Holandën e madhe, pasi disa vitesh krizë, ndërsa tifozët në “Kamp Nou” e njohin mirë si qendërmbrojtës të “Skuadrës Ëndërr” të Johan Krujfit. Me gjasë, argjentinasi po pret holandezin, për të parë idetë e tij për futbollin, ndërsa me Valverden vërtet janë fituar titujt kampion, por ka humbur identiteti i Barcelonës.

Sfidanti.al