Barcelona ka zënë mend, klauzolë 400 milionë euro për një yll!

Mançester Siti u hodh në sulm, por duket se edhe “mbrojtja” do të jetë në lartësinë e duhur. Edhe pse Nejmar u humb prej klauzolës 222 milionë euro, dhe Ymtiti rrezikohet për shkak të klauzolës 60-milionëshe, Barcelona të paktën ka zënë mend për të tjerët. Sergi Roberto besohet se do të marrë ofertën për rinovimin e kontratës, ofertë që do të ketë edhe klauzolën astronomike, tip-Real Madrid, prej 400 milionë eurosh. Me marrëveshjen e tanishme, Siti do ta ketë shumë të lehtë ta marrë Sergi Roberton, gjithnjë nëse lojtari dëshiron, pasi klauzola është 40 milionë euro. Pra, vlera e kartonit, të paktën teorikisht, do të rritet 10-fish.

Sfidanti.al