Askush nuk e ndal Markez, spanjolli kampion bote në MotoGP

Mark Markezin nuk ndalet nga askush në Botërorin e MotoGP dhe arkivon titullin e tij të gjashtë në total dhe të katërtin në klasin më të lartë të këtij kampionati. 24 vjecare tashmë e ka shënuar emrin mes legjendave të këtij sporti dhe 6 titujt e fituar në këtë moshë e tregon më së miri, nuk është shumë larg Valentino Rossi që në total ka 9 tituj botërorë në të gjitha kategoritë e këtij kampionati.

Valencia ishte vendi që përcaktoi titullin për këtë vit ashtu sikurse ndodhi edhe në 2008, 2013 e 2015 me Marquez që u mjaftua me ventdin e tretë në këtë garë pas Pedrosës dhe Zarko. Por spanjolli rrezikoi jo pak gjatë kësaj gare teksa për pak sa u rrëzua gjatë zhvillimit të saj, incident që e evitoi me mjeshtëri, gjë që nuk e bënë pilotët e Dukatit Doviciozo e Lorenzo. Rrëzimi i italianit ia bëri më të lehta gjërat spanjollit pikërisht kur kishin mbetur 5 xhiro nga fundi i garës dhe në bokset e Hondës filloi festa e dyfishtë, për triumfin e Markez dhe suksesin në garë të Pedrosës që e la francezin Zarko thatë pikërisht në xhiron e fundit kur edhe e parakaloi.

sfidanti.al