Barcelona injoron Kupën e Mbretit, nuk do ketë festime për fitoren!

Nëse trofeu i vetëm i mundshëm do të fitohet, atëherë Barcelona nuk do të bëjë asnjë festim special. Finalja e Kupës së Mbretit do të luhet në stadiumin “Visente Kalderon” të Madridit në 27 maj, këtë të shtunë, dhe përballë katalanasve do të jetë skuadra modeste, Alavesh. Klubi blaugrana njofton se çdo festë do të jetë pas finales (nëse fitohet), pra në “Visente Kalderon”, duke mos e quajtur një triumf të tillë si të vlefshëm për kremtim në rrugët e qytetit. Po kështu u bë në 2012, kur u largua Pep Guardiola duke fituar vetëm Kupën e Mbretit. Dy ditë pas finales, klubi do të bëjë me dije emrin e trajnerit të ri, pasardhës të Luis Enrikes që largohet. Kështu u shpreh presidenti Bartomeu, që deklaroi se emri i trajnerit do të shpallet në 29 maj në “Kamp Nou”. Ernesto Valverde i Bilbaos cilësohet si favorit.

Sfidanti.al