Barcelona e mund Realin për shikueshmërinë e ndeshjeve në La Ligë

Madrilenët mund të kenë fituar titujt, dhe jo pak, por kampionatin spanjoll dhe Championsin, por gjithsesi tifozët spanjollë kanë më shumë interes të shikojnë Barcelonën. Skuadra katalanase, nën drejtimin e trajnerit Ksavi Hernandez, ka krijuar entuziazëm me moshën e saj të re dhe me reagimin pas një fillimi shumë të vështirë të sezonit. Sipas të përditshmes “Marka”, katalanasit kanë shikueshmëri më të lartë sesa Reali në ndeshjet e La Ligës, dhe 5 sfidat më të ndjekura janë ato të Barçës. Flasim për Real-Barça (0-4), për Barça-Real (1-3), për Barcelona-Sevilja, Barcelona-Valencia dhe Sevilja-Barcelona. Sidomos të lidhur me Barçën janë shikuesit e rinj, të moshës nga 13 deri në 24 vjeç.

Sfidanti.al