Luis Suarez e rinovoi kontratën me Barcelonën. Sulmuesi uruguajan firmosi akordin e ri që vlen deri në 2021, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon. “është një lumturi tepër e madhe për mua, – shkroi numri 9 në rrjetet sociale, – jam më i lumtur se kurrë”. Barça i ka vendosur një klauzolë prej 200 milionë eurosh për kartonin, ndërsa nuk bëhet e ditur shifra e të ardhurave në vit për pjesëtarin e treshes MSN, njëkohësisht Këpuca e Artë e Europës për sezonin e kaluar. “Lumturia ime do të ishte e plotë me rinovimin e Mesit, – vazhdoi Suarez, – natyrisht, nuk jam unë ai që duhet t’i jap jnë mesazh Leos, ai e di vetë se çfarë duhet të bëjë, por më pëlqen që të rinovojë”.
Sfidanti.al