Barça, bën 200 milionë euro blerje, dhe të shpëton një 16-vjeçar?!

“Puna e Nejmarit paska qenë loja”, dhe blerjet e mëdha nuk bënë punë. Një Barcelonë e tronditur nga “historia e verdhë” e brazilianit, ishte e pazonja të nxirrte “gështenjat nga zjarri” në fushën e Osasunës, ndërsa u detyrua të kërkonte ndihmë nga adoleshenti Ansu Fati. Ky u bë shënuesi më i ri në historinë e katalanasve, ndërsa mediat spanjolle ngritën pyetjen: Si ka mundësi të bësh 200 milionë euro shpenzime për lojtarë, dhe të mbetesh në dorë të një 16-vjeçari? Katalanasit kanë dhënë këtë shifër për dy lojtarë tepër të shtrenjtë si Frenki De Jong dhe Antuan Grizman, që të dy tepër të dobët në stadiumin e Osasunës. Në mungesë të Mesit, Suarezit e Dembelesë, kampionët duket se kanë shumë më pak shanse për të mbrojtur titullin, dhe në renditje kanë vetëm 4 pikë në 3 ndeshje.

Sfidanti.al