Ky, shpirti i Bundesligës, Davidi Union kundër Goliadhit Dortmund

Mund të ndodhë edhe në liga të tjera, ndonëse në Spanjë apo Itali më pak, që një skuadër e vogël të rebelohet ndaj një kundërshtari shumë më të madh, dhe ta mposhtë. Bundesliga është një etalon për këto “trimëri”, dhe Unioni i Berlinit e bëri të fundit duke mundur pretendentin numër 2 për titull në Gjermani, Borusian e Dortmundit. Fitorja 3-1 është vërtet një si prej Davidi kundër Goliadhi, sepse e tillë është diferenca financiare me kluveve.

Dortmundi ka vlerësimin e dytë në Bundesligë për skuadrën, me 642 milionë euro në treg, ndërsa kryeqytetasit (që vetëm emrin kanë të tillë) vlerësohen në 35.5 milionë euro. Pra, një skuadër e plotë mesatarisht sa një lojtar i kundërshtarit, ose raporti 20/1! Gjithsesi, kjo nuk e pengoi mrekullinë në stadiumin e lagjes së Këpernikut, impiant që mban emrin romantik “stadiumi në shtëpinë e rojtarit të vjetër të pyllit”. Marius Bylter shënoi për vendasit në 22’, Pako Alkaser barazoi për nënkampionët në 25’, pastaj Bylter rivendosi epërsinë e Unionit në 50’, dhe Anderson fiksoi shifrat 3-1 në minutën e 75-të.

Sfidanti.al