Ndizen sirenat e alarmit te Mancester Siti e sidomos te përfaqësuesja franceze me këtë të fundit që po përgatitet për kualifikueset e Euro 2020. Mbrojtësi i Citizens pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë në ndeshjen me Brajtonin duke u larguar nga fusha e lojës me barrelë.
Qendërmbrojtësi për të cilin kampionët e Anglisë shpenzuan 65 milionë euro në vitin 2018 ishte i grumbulluar nga trajneri Deschamps për dy ndeshjet e radhës së Francës së kualifikueseve të Euro 2020 me Kombëtaren shqiptarte dhe Andorrën.
Deri tani Laporte nuk e ka bërë ende debutimin e tij me përfaqësuesen franceze dhe mesa duket ka gjasa që këtë të mos e bëjë as javën e ardhshme kur kampionët e botës do të zbresin në fushën e lojës për këto dy përballje,
sfidanti.al