Atletiko Madrid, gjete kohën për rekord botëror për Oblakun!

Padyshim është një nga portierët më të mirë të botës, në mos më i miri. Jan Oblak nuk luan me Barcelonën si Ter Shtegeni, as me Realin si Kurtuaja, por gjithsesi vlerësohet aq lart, sa klubi i tij, Atletiko e Madridit kërkon një transferim me rekord botëror për të. Kush dëshiron portierin slloven, duhet të paguajë mbi 120 milionë euro, që është një rekord për një portier, më shumë sesa Çelsi pagoi për Kepën, apo sesa Liverpuli shpenzoi për Alisonin. Si për koincidencë, është pikërisht Çelsi i Frenk Lampardit që synon Oblakun, por nuk dihet nëse Roman Abramoviç do të mund të shpenzojë kaq shumë në një periudhë të tillë, kur futbolli është dëmtuar rëndë nga koronavirusi.

Sfidanti.al