Andres Iniesta i thotë ‘adios’ Barçës, por e ardhmja e tij është një rebus

U duk se e ardhmja e Andres Iniestës do të ishte në Kinë, por tashmë askush nuk është i sigurt për këtë. Në median spanjolle është shfaqur një teori e re që e sheh kapitenin aktual të Barcelonës ende në kontinentin evropian, kjo për faktin sepse dy klube të Premier Leagues Angleze duan të pengojnë largimin e 33 vjecarit në vendin aziatik dhe bëhet fjalë për Mançester Sitin e Arsenalin.

Mançester Siti, që sapo fitoi titullin kampion të Anglisë do të kërkojë që të shfrytëzojë faktin që në pankinë ka Pep Guardiolën, ndërsa Arsenali po punon që të sjellë në Londër Luis Enriken në vend të Arsen Venger, dy figura këto me të cilët Iniesta ka punuar dhe ka shënuar suksese të shumta. Gjithnjë sipas medias spanjolle tashmë pritet që Mançester Siti dhe Arsenali të nisin një luftë ofertash tunduese për të bindur Andres Iniestën.

sfidanti.al