Formula 1 humbet pistat legjendare të SPA-së e Suzukës?

Botërori i Formula 1 sapo ka filluar, por  shqetësimet për kalendarin e vitit 2019 nuk i lënë të qetë drejtuesit e Liberty Medias. Kampionati më i rëndësishëm i garave automobilistike rrezikon të humbasë dy prej pistave legjendare të tij dhe bëhet fjalë për atë të SPA në Belgjikë dhe të Suzukës në Japoni. problemi qëndron në faktin se këto dy Çmime të Mëdha janë në përfundim të kontratave respektive me Formula 1 dhe deri tani nuk është parë të bëhet asnjë lëvizje për rinovimin e tyre.

Ndërkaq, kujtojmë se edicioni i këtij viti në Formula 1 është me 21 gara, që e bën këtë kampionat më të gjatin në histori. të bën përshtypje në këtë pikë fakti se në kalendarin e Formula 1 është rikthyer pista e Hokenhajmit që mungonte prej 6 vitesh për shkak të problemeve financiare. Ndërkaq, në planet e Liberty Medias është përfshirja në këtë kampionat edhe i 3 garave të tjera që mendohet të zhvillohen në SHBA, Amerikën Latine e Azi

sfidanti.al