Incidentet e ndodhura ne Liverpul qe patem si protagoniste negative tifozet e Romes mund t’i kushtojne shtrenjte klubit verdhekuq. UEFA ka bere te ditur se do te marre masa te ashpra edhe pse ne kete moment po pret nje raport te plote per ate çfare ndodhi perpara se te marre nje vendim perfundimtar.
‘UEFA po pret nje raport te plote perpara se te vendose-lexohet ne nje komunikate te qeverise se futbollit evropian-jemi te shokuar nga ai sulm perpara fillimit te ndeshjes mes Liverpulit dhe Romes. Mendimet tona shkojne per viktimen e atij sulmi dhe familjes se tij. Autoret e ketij sulmi te poshter nuk kane vend ne boten e futbollit dhe ne besojme se do te marrin ndeshkimin me te rende nga autoritetet’.
Sfidanti.al