Napoli, kerkese per titullin: Ndeshjet ne te njejtin orar me Juventusin

Napoli ka fituar shume zemer pas fitores me Juventusin ne Torino per fitimin e titullit kampion me Itali. Tashme kane mbetur 4 ndeshje deri ne fund te sezonit dhe gjithçka eshte e hapur. Duke pare kete situate presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka kerkuar qe ndeshjet e mbetura te Napolit dhe Juventusit te luhen ne te njejten ore edhe pse kjo do te kerkoje nje modifikim te kalendarit in extremis.

Nje propozim ky qe veshtire se do te pranohet nga Lega  te pakten per dy ndeshjet e ardhshme. Kjo sepse kete fundjave Juventusi kur do te perballet me Interin ne San Siro te shtunen, ndersa Napoli do te perballet me Fiorentinen diten e diel. Edhe javen e ardhshme Juventus do te luaje para Napolit ndaj Bolonjes, nderkohe qe skuadra e Sarrit do te prese Torinon ne San Paolo.

Keshtu qe me shume mundesi Lega do te miratoje zhvillimin ne te njejten ore te ndeshjeve te Napolit e Juventus jo vetem per javen e fundit por edhe ate te parafundit kur Napoli do te luaje me Sampdorian, ndersa Juventusi me Romen ne Olimpiko.

Sfidanti.al