Alba: Të mundesh Realin , njëlloj si të fitosh Ligën e Kampioneve!

Futbollisti i Barcelonës, Zhordi Alba, ishte shumë i kënaqur mbas fitores së thellë 5-1 të ekipit të tij kundër Realit të Madridit në “Kamp Nou”. Ky mbrojtës i majtë i katalonjasve zhvillojë një lojë tjetër të shkëlqyer, ndërsa fitoren ndaj Realit ai e krahasoi me triumfin në finalen e Ligës së Kampioneve:
“Të mundësh Realin e Madridit është njëlloj si të fitosh në finalen e Ligës së Kampioneve. Ne patëm ca probleme në fillim të pjesës së dytë, kur kundërshtari edhe mund të na barazonte, por, më pas, ne i morëm në dorë frerët e lojës”, vuri në dukje Alba.
Sfidanti.al