Murinjo për Lukakun: Është si shishe me keçap, duhet ta tundesh fort…

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, në përgjigje të pyetjes së një gazetari që të komentonte faktin se sulmuesi belg, Romelu Lukaku, në nëntë ndeshje nuk ka shënuar gol, tha:
“Unë kam mendimin se Lukaku është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Atë, momentalisht, mund ta krahasojmë me një shishe me keçap, të cilën ne tani po e tundim fort që ai të bëhet më i mirë, kështu që prisni edhe pak kohë dhe ai do të fillojë të bëjë përsëri gola”.
Sfidanti.al