Aksionerët e Realit po e shohin me dyshim Florentino Perezin!

Reali i Madridit tani, me të vërtetë, preku fundin, pasi pësoi një humbje turpëruese 5-1 në stadiumin “Kamp Nou” të rivalit të vet më të madh, Barcelona. Por, sidoqoftë, “gurët dhe drurët” nuk po fluturojnë vetëm në drejtim të trajnerit Hulen Lopetegi, por, më shumë në drejtim të presidentit të Realit, Florentino Perez, tek i cili shumëkush e drejton gishtin si fajtori kryesor për gjendjen e rëndë , në të cilën ndodhet aktualisht klubi “mbretëror” madridas.
Kur në portën e Realit hyri goli i pestë, kamerat u drejtuan për nga Lozha VIP, ku qëndronte ulur pa lëvizur presidenti i Realit, Florentino Perez, fytyra e të cilit ishte “jeshiluar”, ndërkohë që nga sytë reflektonte një dëshpërim i madh.
Megjithëse pozita e Perezit është ende e fortë, pasi ai ka tre vjet të tjera nga mandati si president i klubit, aksionerët e Realit të Madridit, sikurse vë në dukje media spanjolle, po e shohin me dyshim presidentin aktual të klubit katalonjas, duke e konsideruar atë si fajtorin kryesor për krizën që ka përfshirë Realin e Madridit.
Sfidanti.al