Abidal, tumori dhe fjalet e Mesit: Ja e verteta

‘Kur kisha tumor, Mesi me tha te mos dergoja videomesazhe se demtonin skuadren-keto ishin fjalet e percuara ne media, pjese e nje interviste te Erik Abidal te dhene per Canal+ kur francezi kujtoi momentin me te veshtire te jetes se tij.

Fjale keto qe u amplifikuan shume sa e nxorren Mesin si nje person te pandjeshem duke arritur sa te shtremberojne ate cfare kishte thene realisht Abidal.

Ne intervisten e tij Abidal theksoi se ne kohen kur kurohej dukej si nje kufome ne ecje. Francezi shkeputi nje episod ku ai u dergoi nje videomesazh lojtareve te tjere te Barcelones, per t’i inkurajuar duke i tronditur jo pak ata.

‘Ne ate video une u thosha shokeve te skuadres te mos mendonin per mua se une isha gjithnje prane tyre-tregon Abidal-Mesi me tha te mos nisja me video te tilla se kishin efektin e kundert; ne vend qe t’i inkurajoja i beja qe te vuanin’.

Nje mesazh qe duket ndryshe nga sa u paraqit ne media qe e bene Mesin aq te pandjeshem, sa argjentinasi kerkoi te’izoloje’ nje shok skuadre ne lufte me nje semundje te rende per te mos ndikuar negativisht te rezultatet sportive.

Sfidanti.al