Zinedine Zidane është një nga alternativat për trajnerin e ardhshëm të Bayern Munich, pistë që nuk e entuziazmon për momentin Marcel Desailly, ish-shokun e tij në kombëtaren e Francës. Pjesë e brezit të artë që fituan Kupën e Botës dhe Europianin. “Bayerni ka pak lojtarë që përshtaten me filozofinë e Zizousë dhe skemën e tij 4-3-3. Klubi duhet të shpenzojë shumë para për të rregulluar skuadrën dhe për ta përshtatur me nevojat e trajnerit.Por pse të mos e bëjnë? Nëse te Bayerni duan realisht një ndryshim rrënjësor, kjo do të ishte mundësia e duhur”, deklaroi ish-mesfushori potent, i cili komentoi edhe situatën e Kingsley Coman. Sulmuesi francez i Bayernit ka pësuar një lëndim, që sipas Desailly do i kushtojë pjesëmarrjen në Euro 2024 me “Gjelat” e Deschamps. “Do e ketë të vështirë të jetë në Europian. Do i duhet të përmirësohet fizikisht pas dëmtimit të pësuar në aduktorë. Dhe nuk ka shumë kohë në dispozicion”.
sfidanti.al