‘Kutinjo’, telenovela e re e futbollit; brazilianin e duan Celsi e Mancester Junajtid

Filipe Kutinjo duket se do të jetë një nga telenovelat e merkatos së futbollistëve për këtë vit. Braziliani nuk po dihet shumë komod këtë sezon në radhët e Barcelonës teksa ka humbur edhe vendin e titulluarit te skuadra katalanase. orët e fundit e përditshmja ‘Sport foli për një rrëfim të futbollistit tek disa prej shokëve të tij të skuadrës teksa u tha se po mendonte seriozisht largimin nga Camp Nou

Kjo situatë e Kutinjos nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka tërhequr vëmendjen e klubit të Premier Leagues, Mancester junajtid. Por sipas ‘the Sun’ Djajtë e Kuq nuk janë të vetmit që e duan shërbimin e Kutinjos, pasi në garë për të është futur edhe Celsi. Blutë e Londrës janë dënuar me bllokim të merkatos, por ata shpresojnë në një shtyrje të zbatimit të këtij dënimi për të bërë shpenzimet e duhura për blerjen e brazilianit.

Filipe Kutinjo u transferua te Barcelona në janarin e vitit 2018 për vlerën e 160 milionë Euro, por për të gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve. në 41 ndeshje të zhvilluara me katalanasit braziliani ka shëniar vetëm 9 gola dhe tashmë e ka humbur plotësisht besimin e trajnerit Ernesto Valverde.

sfidanti.al