Kutinjo sërish te Liverpuli? Jurgen Klop e përjashton mundësinë

Filipe Kutinjo nuk do të kthehet te Liverpuli. Ai që e deklaron këtë është vetë trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klop në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan ESPN duke i uruar brazilianit fat tek skuadra e Barcelonës. Kutinjo, tashmë 27 vjecar u largua nga Anfield në drejtim të Camp Nout në janar të 2018 për vlerën e 160 milionë Eurove, por pas një viti e gjysmë ai e sheh veten ende të pakonsoliduar te kampionët e Spanjës dhe po kërkon të largohet prej tyre
I pyetur në lidhje me mundësinë që të ketë sërish nën urdhrat e tij, Jurgen Klop theksoi:

‘Sigurisht, Filipe Kutinjo do të ishte një zgjedhje e mirë e cdo klubi në botë-tha Klop në intervistën e tij në Nju Jork ku Liverpuli ndodhet për turin veror-por nuk bëhet fjalë për këtë. Kutinjo më pëlqen është një futbollist fantastik, por do të na kushtonte shumë dhe ne këtë vit nuk i kemi mundësitë të bëjmë një investim kaq të madh’
Klop shtoi se Kutinjo do ta përmirësonte skuadrën e tij por ardhja e tij është thjesht e pamundur dhe shtoi se shpreson që ai të ketë fat te Barcelona

sfidanti.al