Sebastian Fetel është gati për garën e shtëpisë së tij në Formula 1; Cmimin e Madh të Gjermanisë që do të zhvillohet në pistën e këtë fundjavë do të kërkojë që t’i japë fitoren e parë vetes së tij si dhe Kokëkuqes italiane.
‘Të garosh në vendin tënd është dicka speciale-tha Fetel-vitin e kaluar isha shumë pranë suksesit, të shohim cfarë do të ndodhë këtë vit. Sigurisht që për të fituar duhet t’i referohemi Mercedes; duhet të jemi në një nivel me të ose më mirë se ajo. Ferrari duhet të dalë nga momenti i komplikuar; nuk jemi kompetitivë sic do të dëshironim, por jemi në rrugën e duhur’
Fetel më pas foli për Mik Shumaher që gjatë fundjavës do të marrë rolin e protagonistit në Hokenhajm pasi do të bëjë xhiro ekzibicioni me makinën Ferrari të babait të tij Mikael.
‘Mik Shumaherit i duhet dhënë koha për të cilën ka nevojë dhe nuk është e drejtë që të krahasohet kaq shumë më të atin, kjo është një tjetër epokë-vijoi Fetel-prania e Mik në gara do të jetë një shtysë e madhe për këtë sport në Gjermani dhe ne të gjithë kryqëzojmë gishtat për të, është shumë i zoti. Shpresojmë që ai të bëjë mirë dhe të ketë mundësi që të garojë në Formula 1’.
sfidanti.al