Filipe Kutinjo dhe Diego Kosta jane dy prej futbollisteve per te cilet eshte shpenzuar me shume ne krahasim me vleren reale te tyre ne merkaton e janarit. Ky eshte perfundimi i arritur nga studimi i kryer nga Observatori i Futbollit CIES qe mor per baze shifren e shpenzuar nga klubet e ligave me te rendesishme evropiane.
Sipas ketij studimi ne krye te listes se 10 lojtareve per te cilet eshte shpemzuar me shume eshte Filipe Kutinjo per te cilin Barcelona pagoi 160 milione Euro nderkohe qe vlera e tij reale eshte 147 milione Euro. Ne vendin e dyte eshte Virxhil Van Dajk qe Liverpuli e bleu per 84 milione Euro, 21 milione Euro me shume se vlera e kartonit te tij, ndersa ne vendin e trete eshte Diego Kosta qe u kthye te Atletiko Madrid per 66 milione Euro nderkohe qe kartoni i tij vlente 40 milione Euro.
Per t’u theksuar eshte se vetem 2 futbolliste ne kete dhjeteshe te lojtareve me te kushtueshem u blene per nje shifer me te ulet se vlera kartonit te tyre. Behet fjale per Pierr Emerik Obamejang per te cilin Arsenali pagoi 64 milione Euro, nderkohe qe vlera e tij eshte 83 milione Euro si dhe Lukas Moura qe u ble nga Totenhemi per 32 milione Euro kur vlera reale e tij ishte 45 milione.
Sfidanti.al