Sulmuesi i Bajernit te Mynihut, Robert Levandobski shpallet futbollisti polak me i mire i vitit, nje çmim te cilin ai e merr per te 7 vit radhazi. Ne kete sezon Levandovski ka shenuar 26 gola ne 31 ndeshje te luajtura ne te gjitha kompeticionet.
Levandovski e fiton çmimin si lojtari me i mire polak qe nga viti 2011, me fanelen e Bajernit e fiton per te 2 here, ndersa 5 heret e tjera e ka fituar kur ishte pjese e Borusias se Dortmundit.
Robert Levandovski u transferua ne Bundeslige ne vitin 2010 dhe deri tani ka shenuar 170 gola ne 248 ndeshje te kampionatit gjerman qe do te thote 1 gol ne çdo 2 ndeshje. Perpara ardhjes ne Gjermani Levandovski ka luajtur me Leh Poznan me te cilin ka shenuar 41 gola ne 82 ndeshje. Ndersa 21 gola ne 32 ndeshje ai i ka shenuar me skuadren Znicz Pruzhkov.
Sfidanti.al