Ne mesjave vemendja do te jete te supersfida mes Realit te Madridit dhe Paris Sen Zhermen e sidomos te perballja Cristiano Ronaldo-Nejmar. Ky i fundit perfitoi nga keto dite dimri ne paris per te bere nje tatuazh me motive ‘blaugrana’; trofeun e Liges se Kampioneve te fituar me Barcelonen ne vitin 2015.
Braziliani shkelqeu ne finalen e atij viti qe Barcelona e luajti perballe Juventusit me katalanasit qe e fituan ate ndeshje 3-1. Rakitic shenoi i pari per te vendosur diktarin e saj deri ne minuten e 55 kur Morata barazoi. Barcelona reagoi me golin e Suarez, ndersa ne minutat shtese Nejmar fiksoi shifrat ne 3-1.
Braziliani edhe pse kane kaluar me shume se 2 vjet e kujton finalen e 6 qershorit te 2015 si nje nga momentet me te mira te karrieres se tij keshtu qe 26 vjeçari vendosi ta vulose ne trupin e tij me nje tatuazh dhe kete e beri pikerisht ne prag te ndeshjes me Realin. Eshte ky nje provokim i Nejmarit ne drejtim te skuadres se Zidan?
Sfidant.al