Jeta e çmendur e Iskos dhe thashethemet qe ‘terbon’ te fejuaren e tij

Aktorja Sara Salamo, e fejuara e futbollistit te Realit te Madridit, Isko Alarkon, ka treguar se eshte nje femer me karakter te forte. Nese e sulmojne ajo mbrohet me thonj. Fillimisht e akuzuan si ‘gjahtare te fatit’ per shkak te lidhjes me Iskon, me Saren qe iu pergjigj akuzave nepermjet rrjetit social Twitter.

Kete radhe ajo iu kundervu nje prej mediave te komunikacionit qe perkufizoi ate si pergjegjese te faktit qe Zidan ‘i vuri kryqin ‘ Iskos.

Sipas Don Balon, Zidane e ka humbur tashme durimin me Iskon i cili i dorezohet vazhdimisht jetes se çmendur te natesqe po i kushton ne karrieren. Gjithnje sipas Don Balon, Isko me pare duke qene se ishte i martuar bente nje jete me te qete dhe nuk dilte shpesh ne oret e vona te nates, kurse tani shoqeria dhe daljet i kane pushtuar axhenden e mbremjes futbollistit.

Kjo beri qe Sara Salamo te reagoje dhe te kercenoje se do te marre masa ligjore ndaj ‘Don Balon’.

‘Pershendetje Don Balon. Do t’ju isha mirenjohese nese do te ndalnit se theni shpifje ndaj meje dhe te fejuarit tim. Ne rast te kundert do te detyrohem te marr masa ligjore-shkruan Sara Salamo ne profilin e saj ne Twitter.

  • Sfidanti.al