Ka shumë mundësi që ky kampionat botëror të jetë shansi i fundit që Lionel Mesi të arrije deri te titulli i kampionit të botës. Që para se të njoftohej lista përfundimtare prej 23 lojtarësh, ka pasur shumë dilema se kush do të thirret dhe kush jo në përfaqësxuesen e Argjeninës, ndërsa thuhet se një ndikim të madh në këtë drejtim ka pasur Lionel Mesi.
Sidoqoftë, në fund, në përfaqësuesen argjentinase u kthye Gonzalo Iguain, ndërsa në të u përshi edhe Paolo Dibala, megjithëse Mesi, sikurse thuhet përgjithësisht, ka mendimin se ata të dy nuk janë shumë konkurrues. Por, megjithatë, duket se fjala e Mesit do të jetë vendimtare se cili lojtar do të jetë në formacionin e parë. Sikurse thuhet, tandemi i sulmuesve të Juventusit ndeshjen e parë do ta fillojë në stolin e rezervave.
Ndeshjen e parë, Argjentina do ta luajë, më 16 qershor, dhe pritet që ajo të dalë në fushë me formacionin vijues: Kabaljero, Salvio, Otamendi, Roho, Taljafiko, Maskerano, Mesa, Bilja, Mesi, Di Maria, Aguero.