Kur Anglia mësoi se do të luante me SHBA-në në Lion për gjysmëfinalen e Botërorit të femrave, tifozët e saj fërkuan duart sepse menduan se do të kishin epërsi numerike ndaj atyre amerikanë. Jo më kot ndeshja luhej në Francë, në stadiumin e Lionit. Sa shumë ishin gabuar! Kur rreth 1 000 përkrahës së “luaneshave” mbërritën në Lion, shqyen sytë nga ajo që panë.
Rrugët dhe sheshet e qytetit francez ishin mbushur me amerikanë, dhe me flamujt e tyre me yje e me vija. Padyshim, kundërshtarët ishin kushedi sa herë më shumë sesa anglezët, dhe kjo u ndje edhe në stadium gjatë gjysmëfinales që SHBA e fitoi 2-1. Një llogari e thjeshtë të bën që të habitesh edhe më shumë, pasi Lioni është rreth 800 km larg nga Anglia, ndërsa amerikanëve iu desh të bënin të paktën 4 500 km rrugë nga ajri për të mbërritur në qytetin e Francës Juglindore. E gjitha kjo shpjegohet vetëm me faktin se futbolli i femrave është tepër popullor në Amerikë, më shumë sesa ai i meshkujve, ndaj edhe është në kulturën e tifozëve amerikanë që ta ndjekin skuadrën e tyre të zemrës.
Sfidanti.al