Usain Bolt është i paparashikueshem: do të bëhet futbollist në momentin që do të ndalojë këmbët në atletikë pas kampionatit të Botës në Londër vitin që vjen. Xhamaikani nuk bën shaka, e ka përsëritur disa herë, këtë ia tha këto ditë edhe BBS-së në mikrofon. Bolt ka një plan të tijin për të pushtuar botën e futbollit dhe Mesi e Ronaldo kanë shumë arsye për t’u frikësuar: “ Unë nuk dua të hyj kështu në botën e futbollit. Sigurisht, që mezi pres të prekë fushën, por më parë më duhet të mësoj disa gjëra të rëndësishme. Besoj se do të jetë di[ka e mirë”.
Bolti nuk e ka fshehur kurrë admirimin për Man[ester Junajtid dhe që është stërvitur edhe me Borusian e Dortmundit në muajin e kaluar, nuk e di fort mirë senë cilin rol do të pozicionohet: “ Në krah apo në mes? E di trajneri se ku vlen shpejtësia ime..”. Dhe video që kanë sajuar me këtë rast i lë papunë të gjithë futbollistët: Bolt gjuan topin nga porta e tij dhe vrapon si erë, duke i lënë të gjithë më gisht në gojë, duke komanduar topin si lodër deri tek porta kundershtare ku shënon golin. Edhe në foto tregohet Bolt që shpërthen dhe futbollistët që vetëm sa e shohin..