Kupa e Mbretit rezervon Ibiza-Barcelona; vidhen biletat e sfidës …

Kur flitet për Ibizën dhe Barcelonën mendja të shkon te pushimet në Spanjë,por në këtë rast historia është krejt ndryshe pasi bëhet fjalë për dy klubet e futbollit të këtyre qyteteve që do të përballen në fazën e 1/16 të finaleve të Kupës së Mbretit. Në fakt ndeshjet e kupave kombëtare jo pak herë na kanë dhuruar histori nga më të cuditshmet kur është bërë fjalë për përballje mes ekipeve të mëdha dhe atyre shumë më pak të njohura. Dhe në këtë pikë nuk përjashtohet sfida mes Ibizës dhe barcelonës për të cilën mësohet se u vodhën biletat  në kuptimin e vërtetë të fjalës

Lajmi bëhet I ditur nga e përditshmja ‘Sport’ sipas së cilës, gjatë natës të së dielës, persona të maskuar me kapuc në kokë hynë me forcë në selinë e klubit me objektivin për të vjedhur bileta të cmuara për të fituar mundësinë për të parë në fushë ndonjë prej yjeve të Barcelonës duke marrë parasysh se Quique Setien do të bëjë rotacion, por nuk do të ndryshojë të gjithë formacionin.

Në fund mësohet se gjithë gjithë ishin vjedhur 40 bileta, ato që iu ishinn destinuar të të abonuarve dhe dhe shoqatave e kompanive që sponsorizonin klubin, duke qenë se biletat e tjera ishin shitur të gjitha me kohë. Biletat e vjedhura mund të kishin përfunduar në duart e ndonjë blerësi që nuk dëshiron të humbasë aspak ndeshjen në stadiumin Can Missas me kapacitet  me 10 mijë vendesh. Ose thjesht hajduti është dikush që nuk mundi të blejë biletë por donte me cdo kusht të shihte Messin e të tjerët në stadium. Sidoqoftë, kushdo që shpreson të shkojë në stadium me këto bileta të vjedhura, do të bëjë mirë që të heqë dorë. Kjo sepse klubi I Ibizës nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur anulimin e biletave të vjedhura sigurisht pasi u gjet se cilat ishin ato nëpërmjet numrit të serive

Pra, ai që do të paraqitet në Can Missas me këto bileta jo vetëm që  nuk do të mund të hyjë në stadium, por do të duhet edhe t’I japë shpjegime policisë se ku I bleu ato bileta

Sfidanti.al