Skuadrat angleze janë ato që shkaktojnë më pak faulla në Evropë dhe Liverpool edhe në këtë aspekt është kampion I kontinentit. Sipas të dhënave të CIES, observatopri evropian I futbollit, skuadra e The Reds është ajo që shkakton më pak ndërhyrje të gabuara për ndeshje; 20.4.
Sigurisht që këto të dhëna janë të kushtëzuara edhe nga mënyra e arbitrimit dhe në Premier League, arbitrat fërshëllejnë për faull më rrallë 20.4 për ndeshje kundrejt 27.2 në kampionatet e tjerë evropianë. Kampionatet daneze dhe holandezë janë ata që I afrohen më shumë Premier League në këtë aspekt me 20.4 dhe 21 faulla për ndeshje respektivisht.
Vlen të theksohet se në këtë klasifikim që është përpiluar pas ekzaminimit të 35 kampionateve në Evropë, janë të përfshirë plot 8 skuadra të Premier League në 18 vendet e para dhe përvec Liverpoolit janë edhe Newcastle, Bournemouth, Leicester, Chelsea, Norwich, Tottenham e Manchester City.
Me fjalë të tjera konfirmohet karakteristika tipike angleze që për fat të mirë nuk është globalizuar sic do gjë tjetër në Premier League; luhet më shumë dhe ka shumë pak ndërprerje me arbitrat që janë në hije e si pasojë ka pak simulime e pak protesta.
Kjo mbijetesë e filozofisë angleze në arbitrim shpjegon më mirë se cdo gjë tjetër armiqësinë e tifozëve të këtij vendi kundrejt sistemit VAR dhe ndërhyrjes së tij me analizat milimetrike të asaj cfarë ndodh në fushën e lojës.
Sfidanti.al