31-23-19, kjo është mosha e sulmuesve të shquar të Bundesligës!

“Gjyshi” quhet Robert Levandovski, edhe pse mbetet ndoshta më i miri prej tyre. Polaku është 31 vjeç dhe është golshënuesi më i mirë aktiv i Bundesligës me 222 gola (në vendin e tretë për të gjitha kohët), si dhe ka 20 rrjeta këtë sezon. Ai shënoi me penallti në fitoren 4-0 të Bajernit në fushën e Hertës në Berlin. Timo Verner, sulmuesi i së ardhmes (së afërt), është zbulimi i sezonit dhe ka gjithashtu 20 gola këtë edicion të kampionatit gjerman. Jo vetëm po lufton me Levandovskin për Këpucën e Artë, por për momentin ia ka kaluar polakut për asistet, pasi ka dhënë 7 të tillë.

Në moshën 19-vjeçare është adoleshenti i sapombërritur, Erling Haland, që debutoi me 3 gola për Dortmundin në fushën e Augsburgut. Këta janë “tre mosketierët” e Bundesligës, dhe janë të tillë që do të luftojnë për titullin kampion. Në vend të parë për momentin është Verner me Lajpcigun e tij që ka 40 pikë në 18 ndeshje (kampion dimri), Bajerni i Levandovskit e ndjek me 36, ndërsa Dortmundi i Halandit ka 33.

Sfidanti.al