PSG, Leonardo dhe blerja e Icardit: Opsioni është, ai po bën gjëra të mëdha

Tre ndeshje pa shënuar gol nuk janë mjaftueshëm për të folur për një krizë, por në Francë është dikush që po flet për dicka të tillë për Mauro Icardin me argjentinasin që nuk ka mundur të gjejë golin në 3 sfidat e fundit të Paris Saint Germainit.

Ai që I del në mbrojtje qendërsulmuesit argjentinas është pikërisht Drejtori Sportiv I parizienëve, Leonardo që ka folur për të ardhmen e Icardit dhe mundësinë e blerjes së kartonit të tij nga Interi.

‘Kam dëgjuar të flitet për probleme, krizë, vështirësi-tha Leonardo pas fitores së  skuadrës së Tuchel në ndeshjen me Lorient-një futbollist që shënon 17 gola në 22 ndeshje në sezonin e parë  këtu do të thotë se ka bërë dicka të madhe. Përsa I përket blerjes së kartonit të Icardit, kemi kohë për këtë. Opsioni është , ekziston. Kemi kohën e duhur dhe shumë gjëra për të thënë. Edhe pse merkatoja është e hapur duhet të jemi të përqendruar në atë cfarë po bëjmë’.

Sfidanti.al