Kun Aguero te Barcelona, ja si do të jetë kontrata e tij

Sergio Aguero do të jetë blerja e parë e Barcelonës, nëse nuk do të ketë surpriza. Sipas Esport3, argjentinasi do të udhëtojë drejt Barcelonës pas finales së Ligës së Kampioneve për të nënshkruar kontratën e re me klubin katalanas. Aguero do të transferohet në Camp Nou me parametra zero pas skadencës së kontratës së tij me Manchester City nga ku u largia si një legjendë. Gjithnjë sipas Esport3, Aguero do të përfitojë te Barcelona gysmën e pagës që merrte te Manchester City.

Futbollisti dhe Barcelona në këtë pikë vendosën për bonuse për t’u dhënë në bazë të numrit të ndeshjeve të luajtura, titujve të fituar e sidomos gjithcka do të varet nga rendimenti i tij.

Aguero u nda me tifozerinë e Manchester City në ndeshjen e fundit të Premier League ku shënoi 2 gola. Argjentinasi është shënuesi më i mirë me një skuadër të vetme në historinë e Premier League dhe mund të mbyllë historinë me Citizens me fitoren e parë të Ligës së Kampioneve për herë të parë në historinë e klubit

Sfidanti.al