Kualifikueset e Botërorit 2022, FIFA: Iraku nuk është I sigurt

Iraku nuk është një vend  shumë I sigurt për të pritur ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 kundër Iranit dhe Bahreinit. Kjo është ajo që mendon FIFA e cila I ka kërkuar Federatës Irakiane të Futbollit të zgjedhë një fushë neutrale për ndeshjet e 14 dhe 19 nëntorit.

Këto ndeshje duhet të luheshin në Bassora në jug të vendit ku përfaqësuesja irakiane u kthye muajin e kaluar për të luajtur një ndeshje si skuadër pritëse. Iraku ka luajtur shumë pak ndeshje në fushën e tij që nga vitet 80 për shkak të problemit të sigurisë. Turbullirat e javëve të fundit në Irak janë krijuar për shkak të krizës ekonomike dhe pakënaqësisë së ndikimit të politikës së Iranit.

Fitorja 2-0 e Irakut ndaj Hong Kongut në Bassora në tetor e coi skuadrën irakiane në krye të Grupit të tij të kualifikueseve ku ato që do të presin biletën për në fazën finale të Botërorit të Katarit do të jenë ekipet e pozicionuara në 2 vendet e para.

Sfidanti.al