Smicer, elozhe Slavias: Barcelona është Barcelonë, gjeniale mos pësimi I humbjes në Camp Nou

Praga festoi me të madhe barazimin e Slavias në Camp Nou ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve. Media ceke nuk I kurseu elozhet për skuadrën kampione të vendit. ‘Edhe pse nuk pati fitore, edhe pse nuk shënoi e as gjuajti në portë, e gjithë bota po fler për rezultatin e futbollistëve të Slavias në Barcelonë. Edhe një ndeshje 0-0 mund të jetë argëtuese-shkruante Idnes Sport-Slavia mori lavdërime nga të gjitha anët, kundërshtarët, trajneri rival, ekspertët në televizionet e huaja’.

Nuk mbeti pa folur për këtë rezultat të Slavias as Vladimir Smicer, legjendë e Slavias së Pragës dhe kampion Evrope me Liverpulin.

‘Të luajë si të  luajë, Barcelona mbetet Barcelonë-tha Smicer-por djemtë e Slavias ishin fantastikë. Treguan se mund të konkuronin me tad he nuk hynë në panic. Pas shortit mendova se edhe pse do t’I shihnim këta stadium, por futbolli…Për këtë arsye është dicka e jashtëzakonshme për shumicën e skuadrave evropiane që të mos humbasin në Camp Nou’

Sfidanti.al