Ajo mes Celsit dhe Ajaksit ishte ndoshta ndeshja më e cmendur e vitit, por në fund polemikat fituan mbi golat dhe aksionet fantastike që u panë në këtë përballje spektakolare dhe ai që u vu nën akuzë ishte arbitri I ndeshjes Xhanluka Roki. Ky I fundit u bë protagonist I një episodi të vecantë që solli edhe përmbysjen e bujshme të Celsit nga 1-4 në 4-4 teksa dha dy kartona të kuq për akumulim të kartonave të verdhë për dy qendërmbrojtësit e skuadrës holandeze dhe kjo ndodhi në të njëjtin aksion
Në harkun e pak sekondave, Roki fillimisht I tregoi kartonin e kuq Blindit dhe më pas ndëshkoi Veltman për prekje të topit me dorë e një 11 metërsh duke e dërguar edhe këtë të fundit në dhomat e zhveshjes përpara kohe. Një vendim ky që nuk u prit aspak mirë nga Dushan Tadic I cili e sulmoi ashpër Rokin në përfundimin e ndeshjes
‘Ishim më të mirët në fushe dhe jemi të zhgënjyer sepse do të duhej të flitej për Ajaksin dhe lojën e bukur, por nuk mund ta bëjmë këtë sepse erdhi një tip dhe na vodhi gjithcka-ishin fjalët e mesfushorit të Ajaksit dhe që u publikuan te e përditshmja AS-Kishte një faull ndaj Blind që mori kartonin e dytë të verdhë, pastaj erdhi edhe kartoni I dytë I verdhë I Veltman. Në jetën time nuk kam parë kurrë një ndëshkim të trefishtë. Gjithcka nisi me një faull të Pulishic ndaj Blind. Nuk më pëlqen të kërkoj justifikime dhe as të flas për persona të tjerë, por duhet të tregojmë sesi ne ishim superiorë ndaj Celsit dhe nuk mundemi sepse dikush shkatërroi gjithcka’.
Sfidanti.al