Italia e Roberto Mancinit ka ndryshuar krejtësisht fytyrë nga ajo e Venturës që dështoi në tentativën për t’u kualifikuar në Botërorin e Rusisë. Skuadra aktuale e Të Kaltërve siguroi kualifikimin për në fazën finale të Euro 2020, 3 ndeshje para fundit të fazës kualifikuese pasi mundi Greqinë 2-0. Një rezultat ky që solli edhe rinovimin automatik të kontratës së trajnerit Roberto Mancini deri në Botërorin 2022 që do të mbahet në Katar.
Rinovimi I ish trajnerit të Lazios, Interit e Mancester Sitit do të jetë për 2 vjet ndërsa klauzola e kontratës aktuale të tij që ka vlerë deri në 2020 nuk do të ekzekutohet.
Është ky një lajm I mirë për trajnerin e skuadrës 4 herë kampione të botës, pasi Mancini dëshiron vërtet të plotësojë një cikël olimpik dhe të marrë kënaqësi nga Italia, dicka që nuk ndodh prej shumë kohësh. Ndërkaq, te Të Kaltrit janë shfaqur disa lojtarë të rinj të talentuar që pas një viti mund ta shndërrojnë këtë skuadër në një kandidate të fortë për të fituar kampionatin evropian të futbollit.
Sfidanti.al