Interi dhe Milani presin të reja nga Bashkia e Milanos në lidhje me projektin e stadiumit të ri, por ata po e vazhdojnë punën për kalimin e tij të ndërgjegjshëm se politika lokale duket më shumë e orientuar drejt ristrukturimit të San Siros aktual.
Për t’iu përshtatur sa më mirë kësaj kërkese, klubet milaneze duket se u kanë kërkuar studiove të aritekturës të modifikojnë pjesërisht projektet e prezantuar për të shpëtuar një pjesë të stadiumit aktual, zemrën e San Siros. Për momentin, studio Manica e Sportum parashinon të lërë fushën të hapur për të gjithë, ndërsa Populous dëshiron që të përmbledhë të gjithë kujtimet në një muze nëntokësor.
Sipas ‘Corriere Della Sera’, propozimi i ri do të ruante ‘guackën’ e unazës së dytë për të ndërtuar brenda distriktit komercial, ose San Siro mund të bëhet një stadium për ndeshjet e skuadrave zinxhirë apo të ekipeve të femrave
Ndërkaq, Interi dhe Milani vijojnë sondazhin e tyre që e kanë nisur në portalin ëëë.nuovostadiomilano.com. Klubet bëjnë të ditur se e kanë kaluar kuotën e 1 milionë përgjigjeve me rreth 40 mijë përdorues unikë dhe 68000 sugjerime të mbledhura. Në këtë sondazh dalin dy tendenca: nëse San Siro do të ristrukturohet, qytetarët e Milanos nuk do të donin të udhëtonin për 100 km për të shkuar në stadiume më të vogla, nëse do të ketë stadium të ri, gjithnjë sipas përgjigjeve në sondazh, do të ketë një rikualifikim të të gjithë zonës.
Sfidanti.al