Bomber në largim, Manxhukic akord me Mancester Junajtid? Juve kërkon 11.5 milionë Euro

Mario Manxhukic po përgatit valixhet. Sipas burimeve në futbollin anglez, sulmuesi kroat ka arritur një marrëveshje me Mancester Junajdit dhe është gati të transferohet në Premier League që në merkaton e muajit janar. Sipas ‘Daily Express’, tashmë për të mbyllur njëherë e mirë tratativat, duhet miratimi përfundimtar I Juventusit me Zonjën e Vjetër që kërkon për sulmuesin 34 vjecar një vlerë prej 11.5 milionë Eurosh

Por duket se këtë radhë Manxhukic e Mancester Junajtid nuk do ta kenë të vështirë të marrin lejen e kampionëve të Italisë. Nga njëra anë duket se bardhezinjtë e kanë gjetur ekuilibrin në repartin e sulmit, ndërsa nga ana tjetër, Mancester Junajtid duket një destinacion I pëlqyer nga sulmuesi kroat që mund të vazhdojë të jetë protagonist në një kampionat të një niveli të lartë sic është Premier League angleze. Për më tepër, nëse te Mancester Junajtid do të largohet Solskjaer, atëherë me shumë mundësi, Manxhukic do të ritakohet te Djajtë e Kuq me Masimiliano Alegrin.

Sfidanti.al