Paratë e fituara nga shitja e “mishit të klubit” nuk mjaftuan as për të regjistruar të 5 blerjet e deritanishme të verës. Barcelonës i ka mbetur “prapa liste” edhe Zhyl Kunde, mbrojtësi i marrë nga Sevilja, ndaj duket pretendim i tepërt që të investohet për një tjetër futbollist. Flitet për argjentinasin Huan Fojth, përfaqësuesit e të cilit janë takuar me katalanasit. Gjithsesi, klubi i tij, Vijarreali, ka theksuar se lojtari ka kontratë deri në 2026, ndërsa u mor nga Totenhemi për 15 milionë euro. Klauzola e transferimit është 42 milionë euro, ndërsa Barça ka plane edhe për Markos Alonson e Çelsit.
Sfidanti.al